Shtetasit e RMV-së e kanë të ndaluar, ndërsa ata të Kosovës dhe Shqipërisë duhet të kenë test për të hyrë në Malin e Zi

Nga shtetet e rajonit, shtetasit e Maqedonisë së Veriut edhe Serbisë e kanë të ndaluar hyrjen në Mal të Zi, ndërsa qytetarët e Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnjë e Hercegovinës nuk mund të shkojnë, pa prezantuar para autoriteteve, një test negativ për virusin korona. Ky vendim i Qeverisë malazeze, hyn në fuqi mesnatën e 21 qershorit, transmeton Portalb.mk.

Qeveria e Malit të Zi publikoi të premten kufizimet e reja sa i përket hyrjes së shtetasve të huaj në vend.

“Mali i Zi prezanton metodologjinë e re për rihapjen e mëtejme të kufijve dhe vazhdon të mbajë në fuqi politikat e saj për të siguruar mbrojtje të shkallës së lartë nga Covid-19, si për qytetarët, po ashtu edhe për turistët”, shkruan në Twitter.

Qeveria e Malit të Zi, përmes një harte ka ndarë në tri grupe kufizimet e reja: qytetarët që mund të hyjnë pa asnjë kufizim, qytetarët që duhet të posedojnë test negativ për koronavirus dhe shtetet, qytetarët e së cilave e kanë të ndaluar të hyjnë në Mal të Zi.

Ndryshe, gjatë fundjavës do të bisedohet për hapjen e tërësishme të kufijve, respektivisht për kalimin e lirë të qytetarëve pa teste dhe izolim, ndërsa vendimi përfundimtar për këtë mund të merret në fillim të javës së ardhshme, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e së martës miratoi disa dekrete me fuqi ligjore, duke përfshirë edhe hapjen e të gjitha kufijve prej të mërkurën (17 qershor), por duke zbatuar masat që janë aktive.

“Ne këtë seancë, Qeveria solli vendim që prej nesër, 17 qershor, të hapen të gjitha vendkalimet kufitare në vend, duke zbatuar masat të cilat janë aktive, me çka për hyrje në Maqedoninë e Veriut është e obligueshme që të tregohet test i vlefshëm negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë”, raportojnë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button