fbpx

Vasili: Rama, pengesa e integrimit

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, akuzoi kryeministrin Rama si pemngesë për integrimin e vendit, transmeton OraNews.

Në një dalje për mediat, ai tha se Shqipëria jo vetëm ka marrë në kurriz 15 kushte nga Europa për shkak të keqqeversijes së tij, por  Kryeministri edhe e mohon ekzistencën e tyre.

Por një gjë të tillë e faktoi votimi i mbrëmjes së djeshme në Parlamentin  Europian, në të cilin u miratua në parim amendamenti i PPE me 15 kushtet për qeverinë shqiptare përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare për negociatat.

Petrit Vasili: Edi Rama i mberthyer per gryke genjen prap per 15 kushtet!(DOKUMENTI). Ja si genjeu prap genjeshtari pa sherim Rama dhe tha sot:

“Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus?

E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE”.

Ka plot 15 kushte dhe nuk i luan topi, bile me dokument qe ne 24 Mars.

Atij dokumenti te 24 Marsit Rezoluta e Parlamentit Europian i vuri mbreme nje vule te madhe me te djathte e te majte.Aq sa edhe relatori ishte i majte.

Ne 24 mars Keshilli i Ministrave te BE ka vendosur plotesimin e detyruar te 15 kushteve PERPARA hapjes se negociatave.

I ka rreshtuar nje per nje Kushtet nga i pari tek i fundit. Ja per herë te pare dokumentii origjinal i dates 24 mars, i cili ju fsheh shqiptareve te mbyllur ne karantine,mberthen per gryke Kryegenjeshtarin e qeverise.

Lexoni kete dokument shume te rendesishen qe ju fsheh publikut dhe krahasojeni me genjeshtrat e trasha te ketij njeriu ne hall te madh dhe qe s’di ku te fuse as koken.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button