fbpx

Dënim mbi 200 mijë denarë pse punonte hoteli në Shkup, propozoi Prokuroria

Prokuroria themelore publike në Shkup, në bazë të nenin 206 nga Kodi Penal, propozoi dënim prej 2 mijë euro për personin fizikë dhe 100 mijë denarë për personin juridik, për arsye se hoteli ka punuar në Shkup, transmeton Portalb.mk

Neni 206 nga KP dënon gjithë shkelësit e masave shëndetësorë që janë marrë nga Qeveria e RMV-së për parandalimin e virusit korona.

Gjatë një inspektimi të jashtëzakonshëm të Inspektoratit shtetëror të tregut, ishte konstatuar se nuk ishte respektuar masa për parandalimin e virusit korona, ashtu që hoteli kishte siguruar qëndrimin e një personi nga Dibra.

Ndryshe, Magdalena Filipovska-Grashkoska, kryetarja e Këshillit të Inspektoratit raportoi se nga 10 deri më 16 qershor, gjithsej janë realizuar 6,188 kontrolle të jashtëzakonshme  në lidhje me parandalimin e virusit korona. Vetëm Inspektorati shtetëror i tregut kishte realizuar 4,862 kontrolle.

Në seancën e 69-të, Qeveria miratoi edhe Protokollin për hotelet dhe për pishinat që do të shfrytëzohen vetëm nga anëtarët e ekipit të notit, dhe jo për qëllime rekreative.

“Në këtë seancë u miratua edhe Protokolli për punë në objektet hotelerie për qëndrim (hotelet dhe objektet tjera për qëndrim), e cila do të fillojë të vlejë prej të hënës, 22 qershor, sivjet”, raportojnë nga Qeveria.

Ky protokoll do të rekomandon edhe masat për mysafirët që janë me simptome të Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button