Çulev: МPВ nuk mund të futet në festim familjar pa urdhër nga prokuroria

Kur bëhet fjalë për festime familjare në objekte shtëpiake, MPB-ja nuk mund të jetë e informuar dhe të futet pa urdhër nga Prokuroria Themelore Publike. PTHP në raste të caktuara na jep urdhra të tillë, ndërsa në disa tjera jo, ka thënë ministri për punë të brendshme, Naqe Çulev në Manastir në pyetjen çka ndërmerr MPB-ja për t’u ndaluar festimet familjare nga të cilat dolën më tepër kllasterë me të sëmurë nga koronavirusi në vend, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

“Në situatë kur nuk mund të veprohet menjëherë bëjmë identifikimin e personave dhe pastaj thirren në stacion policor dhe u dorëzohet parashtresë përkatëse në Prokurorinë publike. Është e domosdoshme që qytetarët vetë të jenë të ndërgjegjshëm dhe të mbajnë pajisje mbrojtëse për shkak se me ardhjen e zgjedhjeve supozoj që të gjitha ato masa edhe më tepër do të lirohen, mbase do të hapen kufijtë prej javës së ardhshme dhe qytetarët vetë do të duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun nga infektimi”, ka thënë Çulev.

Dje Inspektorati shëndetësor e drejtoi gishtin kah MPB-ja dhe pyeti si mund policia të mos din për festimet familjare. Çulev sot u përgjigj që МРB-ja i ndërmerr të gjitha aktivitetet e domosdoshme për parandalim të koronës, mirëpo aq e kanë kapacitetin punonjësit në çdo sokak. Ai shtoi që janë inkuadruar në shoqërim të personave nga kalimet kufitare, për kontrollim të masave për izolim dhe vetë-izolim, kufizim të lëvizjes në karantinë, kontrolle nëpër objektet hotelerike.

“Vet ministri për punë të brendshme nuk mund ta zgjidh këtë pandemi dhe krizë shëndetësore. Qasje multi-disiplinare është e domosdoshme nga të gjitha institucionet, duke përfshirë edhe ndërgjegje dhe vetëdije më të madhe të qytetarëve”, ka thënë ai.

Në bazë ditore, në zonën e SPB Manastir i cili përfshin gjashtë komuna, ka rreth 100 kallëzime për mos mbajtje të pajisjes personale mbrojtëse. Nga aktivizimi i kufizimeve për lëvizje deri më sot SPB Manastir për territorin e njëjtë ka shqiptuar 580 kallëzime penale sipas nenit 206.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button