Facebook largoi disa reklama të Trumpit për shkak të gjuhës së urrejtjes

Disa reklama nga fushata zgjedhore e presidentit amerikan Donald Trump janë larguar nga faqja e tij në Facebook për shkak të shkeljes së politikës për gjuhën e urrejtjes në atë rrjet social.

Në reklamat sulmohen njerëz, të cilët fushata e Trumpit i quajti “banda të rrezikshme ose grupe ultra të djathta”. Fushata e Trumpit këta persona i shënoi me trekëndësh të kthyer nga e prapa.

Dje, Liga kundër shpifjes publikoi se shenja është identike me atë të cilën e kishin shfrytëzuar nazistët për klasifikimin e politikanëve në llogoret e përqendrimit.

“I larguam këto publikime dhe reklama, sepse ato e shkelin politikën tonë kundër urrejtjes së organizuar. Politika jonë ndalon përdorimin e simboleve të ndaluara të urrejtjes të cilët identifikojnë të burgosur politik pa kontest në të cilin ata diskutohen ose dënohen”, deklaroi për CNN zëdhënësi i Facebook-it Endi Stoun.

Reklamat ishin të drejtuara kah Antifa dhe iu bënë thirrje votuesve të Trumpit që ta mbështesin presidentin që ta shpallin Antifën si organizatë terroriste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button