Departamenti Amerikan i Shtetit ka përshëndetur aktgjykimin për rastin “Reket”

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka përshëndetur aktgjykimin e djeshëm të Gjykatës Penale për rastin “Reket”, transmeton Portalb.mk.

Zëdhënësja e Departamentit, deklaroi për Zërin e Amerikës se, kjo dërgon porosi të qartë se korrupsioni nuk do të tolerohet.

“Ky rast bënë shumë të qartë se keqpërdorimi i funksionit publik për interes personal do të dënohet në mënyrë adekuate”, tha ajo.

Ajo ka shtuar se, ndjekin edhe më tej prej afër këtë rast dhe se menaxhimi i gjyqësorit në mënyrë të drejt dhe jo partiake është thelbësore për ardhmërinë e Maqedoninë.

Gjykata Penale të enjten e shpalli aktgjykimin për rastin “Reket”, sipas të cilit, Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva u shpallën fajtorë. Jovanovski u dënua me burg prej 9 vitesh, ndërkaq Janeva u dënua me burg prej 7 vitesh.

Bojan Jovanovskin u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale – “marrje të shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm” dhe për “pastrim parash” ndërsa Katica Janevën për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button