Filipçe: Gjatë fundjavës do të bisedohet për kalimin e kufijve pa teste dhe izolim

Gjatë fundjavës do të bisedohet për hapjen e tërësishme të kufijve, respektivisht për kalimin e lirë të qytetarëve pa teste dhe izolim, ndërsa vendimi përfundimtar për këtë mund të merret në fillim të javës së ardhshme, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Hapja e kufijve është diçka që kërkon koordinim rajonal të të gjitha vendeve në rajon. Vlerësimi është se të gjithë kemi rrezik të ngjashëm apo të njëjtë epidemiologjik, karakteristika të njëjta gjatë valës së parë dhe karakteristika të njëjta lidhur me intensitetin, vetëm se në jemi të parët që reaguam. Por, shumë është me rëndësi të kemi koordinim që të ndiqen të gjitha kontaktet nëse nevojitet. Ne do të bisedojmë për hapjen e kufijve gjatë fundjavës dhe vendim do të marrim në fillim të javës së ardhshme”, deklaroi Filipçe për TV 21.

Me hapjen e kufije në tërë rajonin, tha ministri, karantinat e humbin kuptimin për shkak se më do të ketë kalim të lirë të qytetarëve, të automjeteve, e tjerë.

“Unë, praktikisht në çdo dy-tre ditë kam kontakte bilaterale dhe biseda telefonike me të gjithë ministrat e shëndetësisë nga vendet fqinje, Si Greqia, Bullgaria, Shqipëria, Kosova, Serbia me qëllim që t’i ndajmë përvojat, dinamikën e zhvillimit të rasteve të sapozbuluara. Ne kemi marrë vendim që të gjithë të huajt nga vendet fqinje nëse hasen në vendin tonë dhe tregojnë simptome ose janë të dyshimtë ose paraqiten në spital, do të kenë shërim falas”, tha Filipçe.

Qeveria të martën miratoi vendim për hapjen e të gjitha kufijve në vend, por me zbatimin e masave aktive. Përkatësisht, lejohet hyrja e qytetarëve të RMV-së dhe të huajve me qëndrim të rregulluar të përkohshëm ose të përhershëm në vend, me kusht që të kenë test të vlefshëm PCR (të bërë nga hunda dhe fyti), jo më i vjetër se 72 orë nga data e lëshimit të testit. . Ata më pas marrin një Urdhër dhe plotësojnë një deklaratë të vetë-izolimit shtëpiak prej 14 ditësh.

Pas hyrjes në Maqedoni, shtetasit tanë dhe të huajt me vendbanim të rregulluar të përkohshëm dhe të përhershëm, të cilët nuk kanë një provë kovid, dërgohen në karantinë të detyrueshme shtetërore për një periudhë prej 14 ditësh. Kjo bëhet me transport të organizuar dhe përcjellje policore dhe drejtohen në një prej objekteve të përcaktuara më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button