Bolton: Trampi i ka ofruar shërbime diktatorëve dhe kërkoi ndihmë nga Si Xhiping që të fitojë në zgjedhje

Ish këshilltari i Sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Bolton, në një seri akuzash kundër ish-shefit të tij, presidentit Donald Tramp, të shkruara në kujtimet që duhet të publikohen këto ditë, thotë se Tramp në  takimin me dyer të mbyllura vitin e kaluar e ka lutur presidentin kinez Si Xhinping për ta ndihmuar atë të fitojë zgjedhjet.

Bolton, i cili u ndërrua nga Trampi në shtatorin e vitit të kaluar pas 17 muajve në Shtëpinë e Bardhë, gjithashtu e akuzon presidentin se dëshiron t’i ndërpresë hetimet për “t’iu bërë shërbimin personal diktatorëve që ai i do”, thuhen në disa pjesë të librit të Boltonit, për çka shkruan “Nju-Jork Tajms”.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende mbi akuzat, transmeton MIA.

Akuzat janë pjesë e librit, botimin e të cilit administrata amerikane po përpiqet ta ndalojë me padi, duke pretenduar se ai përmban informacione të besueshme dhe do të dëmtojë sigurinë kombëtare.

Pjesë të librit: “Dhoma ku ka ndodh kjo: Kujtime nga Shtëpia e Bardhë “(The Room Where It Happened: A White House Memoir) janë botuar në “Uoll Strit Xhurnal”, “Nju-Jork Tajms” dhe “Uashington Post”.

Akuzat e Boltonit sigurojnë material shtesë për kritikët e Trampit para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, përfshirë edhe shënimet nga takimet me dyer të mbyllura midis Trump dhe Si.

“Atëherë Trump,që ishte mahnitëse, e ktheu bisedën në temën e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA, duke aluduar në fuqinë ekonomike të Kinës dhe i kërkoi që ta ndihmonte të fitonte”, shkroi Bolton. “Ai theksoi se fermerët amerikanë janë të rëndësishëm për rezultatin e zgjedhjeve dhe se Kina duhet të blejë sa më shumë të jetë e mundur soja dhe grurë”, shtoi ai.

Bolton gjithashtu pretendon në libër se Trampi ka deklaruar se sulmi ndaj Venezuelës do të ishte “kull” dhe se vendi është “në të vërtetë pjesë e SHBA-së”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button