Gjykata Evropiane: Ligji hungarez për organizatat qeveritare i shkel rregullat e BE-së

Gjykata Evropiane e Drejtësisë sot solli vendim se Ligji të cilin Hungaria e miratoi vitin e kaluar, me të cilin parashihet që organizatat qeveritare të mund të zbulojnë se cilët janë donatorët e tyre të huaj, i shkel të drejtat e BE-së të cilët i mbrojnë të drejtat themelore.

“Me vendosjen e obligimit që të regjistrohen, deklarohen dhe publikohen kategori të caktuara të organizatave qytetare të cilat direkt ose indirekt marrin mbështetje nga jashtë, Hungaria vendosi kufizime diskriminuese dhe të paarsyeshme si për organizatat kontestuese, ashtu edhe për personat të cilët japin mbështetje të tillë”, thuhet në vendimin gjyqësor, transmeton MIA.

Në vendim është theksuar se ligji kontestues është pjesë e masave të cilat Hungaria i vendosi për shkak të parandalimit të ndikimit të huaj, fillimisht në lidhje me miliarderin amerikan me origjinë hungareze, Xhorxh Soros.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban disa herë i akuzoi organizatat joqeveritare të themeluara nga Sorosi për përzierje në politikën e brendshme të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button