Disa mësimdhënës detyrohen të mbushin e-ditarin në shkolla, në kohë kur pandemia ka marrë hov

Edhe pse gjendja me virusin korona në Maqedoninë e Veriut po rëndohet dita-ditës,  mësimdhënësit janë të detyruar që aktivitetet për përmbylljen e vitit shkollor, të shkojnë fizikisht që t’i përmbushin në objektet e shkollave. Vendimi, që mbetet kriter i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, mbetet në fuqi përkundër valës së dytë së pandemisë, dhe nuk është marrë parasysh se mosha e mesatare e mësimdhënësve është ndër moshat kritike që rrezikohen nga korona, shkruan Portalb.mk.

Drejtorët e shkollave thonë se janë të detyruar të ndjekin udhëzimet e MASH-it, edhe përkundër situatës me pandeminë, për të plotësuar dhe për të përmbyllur suksesin e nxënësve, të cilët, njëherë, do të duhen të regjistrohen në vitin vijues.
Veçmas, ata të viteve të fundit në gjimnaze, të cilët do t’u duhen dëftesat për regjistrimin në fakultet. Mirëpo, vështirësitë që ka dhënë virusi që qarkullon, në tërë territorin e vendit, kanë bërë që udhëheqësit e shkollave dhe përgjegjësit e arsimit të marrin masa preventive, për mbrojtjen e mësimdhënësve.

“Jo të gjithë profesorët janë të detyruar të shkojnë në shkollë, por janë të detyruar ata profesorë te cilët kanë klasë apo thënë kujdestar klase të cilët duhet të përmbushin ditarin klasik në një kohë deri me 9 korrik. Ditë kjo, që përkon edhe me mbarimin e vitit shkollor, ndërsa po ashtu sa i përket kujdestarëve të klasave janë të obliguar edhe njoftim online të suksesit si dhe dhënien he plotësimin e dëftesave dhe dhënia e së njëjtave drejt nxënësve, për t’u regjistruar në vitin e ardhshëm shkollor 2020/2021 ku ne si institucion kemi marrë masa ndaj pandemisë Kovid 19”, tha për Portalb, Ramadan Imeri, drejtor i gjimnazit “28 Nëntori”, në Dibër.

Regjistrim, shkolla, nxenes
Foto: Arbnora Memeti

Edhe sipas drejtuesit të Sektorit për Veprimtari Arsimore, në Komunën e Tetovës, Ahmed Qazimi, për Portalb thotë se shkollat kanë vepruar në bazë të udhëzimeve të MASh-it.
Drejtorët e shkollave janë të detyruar të organizojnë praninë e mësimdhënësve lëndor në shkollë, me qëllim të përfundimit të detyrave dhe obligimeve rreth evidencës dhe dokumentacionit pedagogjik si dhe dhënien e dëftesave të klasave në pajtim me masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga virusi Korona me kufizim të pranisë së personave në hapësirat dhe sigurim të paisjeve dhe mjeteve mbrojtëse përkatëse.

MASH: Të respektohen masat mbrojtëse

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se ky vendim për prezencën e mësimdhënësve në shkollë, është marrë që mësimdhënësit të përmbushin ditarin me shkrim dhe njëkohësisht ditarin elektronik.

Po ashtum, janë të obliguar që për plotësimin e evidencave, gjegjësisht për të përmbushur dëftesat e nxënësve dhe shënimeve të tjera pedagogjike, të vazhdojnë punën në objektet e shkollave.

“Mbajtja e shënimeve pedagogjike dhe plotësimi i ditarit, si në letër ashtu edhe në formë elektronike, është i detyrueshëm, pra detyrim ligjor për mësuesit, nga i cili varet procesi i lëshimit të dëftesave për nxënësit që realizohet në këtë periudhë. Për më tepër, për momentin, regjistrimi në shkollat ​​fillore dhe të mesme është duke u zhvilluar, kështu që, për këtë arsye, mësuesit janë të pranishëm në shkolla, sigurisht duke respektuar masat për mbrojtje kundër virusit Kovid 19”, thanë për Portalb, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button