Stoltenberg: Zgjidhja është në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i përshëndeti iniciativat për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si mënyra e vetme për zgjidhjen e problemit.

“E përshëndes faktin se përfaqësuesit e Kosovëd eh të Serbisë po flasin, sepse mënyra e vetme që të zgjidhen sfidat në rajon dhe mosmarrëveshjet për Kosovën është në bisedimet për zgjidhjen politike”, ka thënë ai.

Pas bisedimeve dyditore mes ministrave të mbrojtjes të NATO-s, Stoltenebrg deklaroi se nuk dëshiron të spekulojë për rezultatin nga takimi i përfaqësuesve të Serbisë dhe të Kosovës, të organizuar nga SHBA-ja më 27 qershor, por, gjithashtu, theksoi se e përshëndet dialogun, transmeton MIA.

“Mendoj se nuk është e lehtë, por me rëndësi është që ata të takohen. Me rëndësi është, pas një periudhe të gjatë pa takim real, dialogu të vazhdojë dhe ky është hapi i parë në drejtim të duhur”, ka thënë Stoltenberg.

Ai vlerësoi se edhe Kosova edhe Serbia kanë pranuar se tensionet duhet të zvogëlohen dhe se duhet të gjindet mënyrë për avancim.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s potencoi se Aleanca vazhdon me praninë e saj në Kosovë me 3.000 deri në 4.000 ushtarë, të cilët sigurojnë mjedis të sigurt për të gjitha grupet etnike në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button