Edhe pse u ndanë mbi 3 milionë denarë, muret mbajtëse në Banjën e Tetovës nuk janë ndërtuar

Edhe pse në buxhetin e vitit 2019 nga Komuna e Tetovës u ndanë para për ndërtimin e murit mbrojtës në Banjën e Qytetit, kjo gjë nuk ka ndodhur. Përveç kësaj, disa mure për të cilat Portalb vazhdimisht ka informuar, përbëjnë rrezik të lartë për qytetarët dhe janë gati për tu rrëzuar. Autoritetet komunale na thanë se megjithatë ka ndryshuar plani, aty do të bëhen kaskada dhe do të gërryhet trualli me shkallë, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse ka tre vite prej kur u ndërtua rruga e banjës, tani nuk mund të cilësohet si e sigurt për ecje, për shkak se është jo adekuate dhe e pasigurte për shkak se ka shembje të tokës përreth.

Në korrik të vitit të kaluar u nënshkrua marrëveshje e cila kushtoi gjithsej 3,227,012,58 denarë dhe asokohe Arifi premtoi që ky projekt do të përfundoje në afat prej 8 muajsh. Megjithatë, 1 vit ka kaluar kurse këta murre mbajtëse ende nuk janë realizuar.

“Realizimi i këtij projekti, është në pajtim me prioritet strategjike të përfshira në strategjinë për zhvillim rural të Komunës së Tetovës për vitet 2015-2020. Vlera totale e projektit kap shumën prej 3,227,012,58 MKD, me çka pritet të realizohet ndërtim i murit mbrojtës prej betoni në rrugën Tetovë – Banjë – Shipkovicë – Brodec, me qëllim të mbrojtjes së bregut të lumit dhe rrugës lokale që shpie deri në Brodec. Realizimi i këtij projekti do të mundësoj komunikacion më të sigurtë për të gjithë ata që jetojnë në këtë fshatra, por gjithashtu edhe për të gjithë banorët e Tetovës që e kalojnë këtë rrugë për qëllime rekreative meqë e njëjta rrugë shpie kah Banjat e Tetovës”, thuhet në postimin në facebook të Komunës së Tetovës me date 11 korik, 2019.

Të pyetur se pse nuk është realizuar ky projekt, nga Komuna e Tetovës sot na thane se megjithatë është ndryshuar plani, për shkak se është vlerësua se muri përsëri mund të dëmtohet.

“Është ndryshuar plani për muret mbajtëse në Banjën e Qytetit, për shkak se kështu kanë vlerësuar ekspertët, që muret mbajtëse përsëri do të dëmtoheshin. Duan të bëjnë kaskada (ujëvara), të gërryejnë truallin me shkallë” thanë nga Komuna e Tetovës.

Banja e Qytetit, Tetovë.
Banja e Qytetit, Tetovë.

Përveç kësaj, problem në Banjën e Qytetit përbën edhe një mur mbajtës tanimë i ndërtuar. Megjithatë, i njëjti është në gjendje shumë të keqe edhe gati për tu rrëzuar, edhe pse disa here kjo temë është ngritur, asnjëherë ky murr nuk është rregulluar nga autoritetet komunale.

Ndryshe, kohë më herët disa aktivistë kishin vendosur ilustrim të dy personave, të cilët e mbanin këtë mur mbajtës të mos rrëzohet me qëllimin siç thanë ata “të shmangin ndonjë katastrofë të madhe”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button