fbpx

Zoran Zaev është fitues i “Çmimit për të drejta të njeriut në vitin 2020” i Fondacionit “Fridrih Ebert”

Fondacioni “Fridrih Ebert”, në përvjetorin e dytë të Marrëveshjes së Prespës, njoftoi se “Çmimin për të drejta të njeriut” këtë vit, do t’ia ndajë liderit të LSDM-së, ish kryeministrit të RMV-së, Zoran Zaev. Ceremonia zyrtare e ndarjes është caktuar për këtë vjeshtë në Berlin.

Në këtë mënyrë, qëndron në komunikatë, FES i jep mirënjohje Zaevit për angazhimin e tij personal ndaj Marrëveshjes dhe përpjekjet e tij pro-evropiane për një shoqëri të lirë dhe të hapur.

“Zoran Zaev është një ish-kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë së Veriut. Ceremonia zyrtare e ndarjes është caktuar për këtë vjeshtë në Berlin. Me dhënien e çmimit, Fondacioni “Fridrih Ebert” i jep mirënjohje Zoran Zaevit për politikën e tij paqësore dhe lidhjen e Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë me Bullgarinë në vitin 2017 dhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë në vitin 2018.
Marrëveshja e Prespës nënkuptonte ndryshimin e emrit të vendit me çka u zgjidh kontesti 27-vjeçar për emrin dhe i mundësoi vendit anëtarësim në NATO dhe hapje të bisedimeve për qasje drejt Bashkimin Evropian. Të dy marrëveshjet janë pikat kryesore për të përmirësuar kushtet e jetesës në vend. Me gatishmërinë e tij për të marrë vendime të arsyeshme por kryesisht jopopullore, Zoran Zaev ka treguar se ato vendime janë më të rëndësishme sesa fati i tij politik”, thuhet në komunikatën e fondacionit.

Çmimi për të drejtat e njeriut i Fondacionit “Fridrih Ebert” është ndarë për herë të parë në vitin 1994, i themeluar nga trashëgimia e një çifti të martuar nga Hamburgu, Karl dhe Ida Fajst.

Çmimi në para është 10,000 euro dhe ndahet më 17.06.2020 çdo vit. Vitin e kaluar, çmimi iu dha Miriam Mirandës, një aktiviste për të drejtat e grave dhe mbrojtjen e mjedisit nga Hondurasi. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button