Avantura & Korona

Është shumë e vërtetë se njeriu çdo herë planifikon. Zakonisht planifikon të ardhmen, për një mirëqenie më të mirë, për një zhvillim dhe shtim familjar, ekonomik, social, biznesor, arsimor …etj.

Në modernizmin e tepruar sikur çdo gjë filloi të ndodhte pa plan, pa program dhe pa një planifikim të mirëfilltë.
Gjithësecili jetonte në një mënyrë jo të dëshiruar por të pashmangshme, deri në atë pikë sa që e merrte ushqimin, në të shumtën e rasteve “fast food” dhe e ngrënte në këmbë ose duke ecur.

Lë librat e historisë dhe në romane të ndryshme na bie rasti të lexojmë për lëvizje të mëdha të personazheve dhe figurave të ndryshme, për shijim me shumë dashamirësi jetën, për episoda të ndryshme jetësore, për avantura të gjata dhe shëtitje të shumta, si fjala vjen Cazanova!

Dallimi!

Në të shumtën e rasteve para kohës së paraqitjes së virusit kovid 19, ndëgjonim njëri-tjetrin duke thënë shpesh: “nuk kam kohë”, “shpejtoj”, “shumë angazhime nuk mund t’i arrij”, “dinamizëm i madh”, “këtë na solli globalizmi”, “më duhet të shpejtoj”, …etj, etj.
Si dukej kishim shumë “hajdutë” që e vidhnin dhe rënbenin kohën tonë, viza-vi, jetën tonë.
Tani duket sikur kemi më shumë kohë, kemi kohë dhe shpesh mendojmë edhe për të ardhen, por shumë pak bëjmë plane sepse nuk i dihet se si do lëvizin gjërat dhe cilën kahje do të marrin.
E rëndësishme është se “njeriu i pandemisë” ka filluar të mendojë, të meditojë, të kthehet kah vetja, reflekton, përcjell vëmendshëm ngjarjet dhe situatat, dhe sigurisht nuk nxiton dhe merr frymë më ngadalë por thellë dhe nxjerrë jashtë më shumë CO2.

Tani!

Edhe pse në mënyrë avantureske duke shijuar Festën e Bajramit në kohë pandemie u shpall i “vdekur” virusi korona, na rezultoj se nuk kishte vdekur, përkundrazi për avantura të caktuara kemi edhe pasojat reale me të cilat duhet vëmendshëm dhe kujdesshëm të ballafaqohemi.
Korona gjithë njerëzimit i dha shumë mësime dhe lekcione të drejt për drejta.
Në fillim do të flasin institucionet përkatëse për çështjet e caktuara.
Më pastaj secili njeri, apo shumica kanë mësuar mjaftë gjëra në kohën e karantinimit dhe përgjigjet i kanë më të mençura.
Korona njeriut të “hutuar” dhe “të shashtisur” i’a mësoi edhe frikën por edhe guximin, e mësoi se shumë faktor të fuqishëm në kohë pandemie janë të parëndësishëm.

E ardhmja!

Në të ardhmen si njerëz do të mendojmë për më pak “avantura” dhe për më shumë objektivitet dhe jetesë reale pa teprime dhe harxhime të kota, pa dyftyrësi jetësore por me përgjegjësi individuale.
Do të fillojmë të mësohemi të jetojmë bashkë me virusin korona dhe pandeminë.

Edhe kjo mënyrë e jetesës është e mundur me disa përgaditje teknike!

Mbi të gjitha korona n’a dha lekcion të fuqishëm: në të ardhmen të jetojmë thjeshtë por si njerëz!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button