Shoferi ndaloi autobusin dhe ndihmoi të moshuarën që ishte në çaste të vështira (VIDEO)

Një shofer i guximshëm autobusi ka bërë një gjest që është përgëzuar nga të gjithë dhe është quajtur hero, transmeton OraNews.

Ish-ushtaraku Károly Zsolt Kis nga Hungaria i cili kishte shërbyer në Irak, ndërkohë që po ngiste autobusin pa një skenë që e revoltoi shumë. Një hajdut po tentonte t’i vidhte çantën një të moshuare dhe në ato momente ai ka ndaluar autobuzin për t’i shkuar në ndihmë gruas.

Pamjet e regjistruara nga kamerat e autobusit tregojnë shoferin i cili ka dalë me vrap dhe e largoi hajdutin nga e moshuara e cila ndodhej më një bastun në dorë.

Hajduti ia futi vrapit dhe nuk u pa më as nga kamerat e autobusit. Policia më pas e ka arrestuar djalin 27-vjeçar për ngjarjen e ndodhur rreth orës 9:30 të mëngjesit më 5 qershor, ndërsa e moshuara ishte thjesht e tronditur, nuk pësoi lëndime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button