Ekipi italian pas futbollistit të Interit

Atalanta vijon të këmbëngulë për të transferuar sulmuesin e talentuar të Interit, Sebastiano Espozito, i cili ka debutuar me zikaltrit këtë sezon dhe ka marrë shumë besim nga tekniku Antonio Conte, transmeton SS.

Zikaltrit nga Bergamo kanë nisur negociatat me përfaqësuesit e djaloshit 19-vjeçar dhe i kanë ofruar për më tepër edhe një vend titullari në skuadër, për të ndihmuar në rritjen e tij të mëtejshme.

Paralelisht po negociohet edhe me Interin, pasi Atalanta kërkona ta blejë përfundimisht sulmuesin e talentuar, ndërsa Interi nuk dëshiron ta humbë përgjithmonë, ndaj kërkon të ruajë të drejtën e riblerjes pas një apo dy sezonesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button