Zekiri doli nga spitali: Është koha e fundit që njerëzit të vetëdijesohen për virusin

Nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri nëpërmjet një postimi në Facebook bëri të ditur se ka dalë nga Klinika për Sëmundje Infektive dhe se me familjen e tij janë në shtëpi dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Zekiri i falënderoi mjekët dhe personelin mjekësor të Klinikës të cilët ishin me ata, siç tha, në momentet më të vështira dhe 24 orë në shërbim për pacientët e hospitalizuar, transmeton Portalb.mk.

Ai porositi se vetëm me qasje serioze për situatën alarmante nëpër të cilën po kalon shoqëria, me vetëdije dhe ndërgjegje, mund ta shpëtojmë veten, të afërmit dhe njerëzit tjerë.

“Sinqerisht dëshiroj asnjë nga ju asnjëherë të mos përballeni me atë me të cilën u sprovova unë dhe familja ime. Këtë gjithsesi nuk do t’ja kisha dëshiruar as kushtimisht thënë armikut më të madh. Ju që vazhdoni të mos besoni se virusi ekziston dhe ende keni qasje joserioze ndaj KOVID-19 është koha e fundit të vetëdijesoheni”, shkroi Zekiri në Facebook.

Zekiri më 31 maj njoftoi se së bashku me bashkëshorten dhe foshnjën tremuajshe, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.bashkë me bashkëshorten e tij dhe foshnjën 3-muajshe. Një pjesë e funksionarëve të LSDM-së, përfshirë edhe kryeministrin teknik, Oliver Spasovski të cilët kishin pasur kontakt paraprakisht me Zekirin, u vetizoluan.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button