Greqia e hapi kufirin me Bullgarinë edhe për shtetasit serbë

Qeveria greke mbrëmë vonë mori vendim që t’u lejojë hyrje në vend shtetasve serbë në kufirin mes Bullgarisë dhe Greqisë.

Diplomatët serbë kanë arritur t’i bindin grekët që ta hapin vendkalimin kufitar Promanos për turistët e tyre, të cilët dje në kolona të gjata kanë pritur tërë ditën, transmeton MIA.

Qeveria serbe gjatë ditës së sotme duhet ta marrë vendimin, me të cilin turistëve serbë u garantohet hyrja e lirë në kufirin mes Bullgarisë dhe Greqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button