Maqedonia e Veriut synon BE-në, por arsimin e ka larg standardeve evropiane

Arsimi në Maqedoninë e Veriut ndonëse ka pasur përpara projekte nga Bashkimi Evropian, për t’u avancuar, sipas veteranëve të arsimit nuk janë arritur pritshmëritë. BE ka synuar, në shtetin tonë, të promovojë bashkëpunim brenda kornizës së politikave të përbashkëta si rritja e cilësisë së arsimit, garantimi i arsimit, e të tjera, shkruan Portalb.mk.

Fadil Lushi
Fadil Lushi

Aftësimi i mësimdhënësve për të zhvilluar kompetencat e të nxënit të nxënësve. Metodat e reja të mësimit për ndërmarrësi, metodat e testimit janë disa nga kriteret që për veteranin e arsimit Fadil Lushi nuk janë arritur edhe në ditët tona. Madje ai mbetet skeptik karshi cilësisë së arsimit në RMV, duke filluar nga ai fillor, të mesëm dhe universitar. Duke mos besuar se ka pasur ndryshime ndër vite.

“Nga përvoja ime e deritanishme, unë mund t’ju jap shumë shembuj karshi bashkëpunimeve që ka pasur MASH-i i Maqedonisë me shtetet e Evropës dhe asnjëherë nuk i ka realizuar deri në fund projektet në të gjitha nivelet arsimore. Si: Matura shtetërore, që në fillimet e saja dështoi. Mos harrojmë se matura është projekt i Evropës dhe jo e Maqedonisë meqenëse shteti ku jetojmë duhej ta zbatonte; Vlerësimi ekstern a i jashtëm i të arriturave të nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm, që në fillim dështoi që më vonë edhe u pezullua si i tillë.., projekti Kembrixh njësoj kaloi si të parët.., edhe ai dështoi. Mos harrojmë se të gjithë këtë projekte ishin të Evropës.., kushte që MASH-i Maqedonisë duheshte me cilësi t’i organizonte dhe t’i zbatonte.., mos harrojmë edhe rezultatet e dala nga PISA. Mos harrojmë edhe Konceptin e arsimit fillor nëntëvjeçar që edhe ai dështoi.., derisa politikat arsimore në RMV do udhëhiqen nga njerëz që merren me politikë, unë do kem të drejtë absolute që të jem skeptik karshi ndryshimeve.., derisa nuk do konsultohet arsimtari dhe njerëzit ekspert të arsimit.., derisa politikani do fus hundë në MASH.., unë mbetem një pesimist”, tha për Portalb, Lushi.

Mungesa e burimeve njerëzore adekuate apo situata ekonomike, në të cilën gjenden shkollat e vendit, nuk e bën vendin konkurrent në botën e  zhvilluar, thotë ish profesori universitar Tahir Zajazi.

Tahir Zajazi
Tahir Zajazi

“Në kontekst të pyetjes tuaj se arsimi në Maqedoninë e Veriut ku është dhe deri në ç’nivel  përputhet me standardet e BE-së?, më rikujton në një rast tjetër kur u shpreha se sikur të isha unë, do turpërohesha t’i adresoj kërkesë BE për anëtarësim, duke pyetur vetveten se vallë me cilët resurse njerëzore apo ekonomike aludojmë të jemi konkurrent në botën e zhvilluar, kur të gjithë ne e dimë se shkolla që e kemi është, tekstualisht vazhdimësi si e pedagogjisë së edukatës socialiste me mentalitet të konceptimeve të zhvillimit të “gjithanshëm” të gjeneratave nga foshnjorja gjer në doktorat, përkatësisht “regjistrimi” i dijeve enciklopedike ne trurin e gjeneratave, gjë  kjo, që, sipas shkencës së Taksonomisë e më gjerë nënkupton fazën e parë të rrjedhës induktive-deduktive te dijeve nga përvoja e drejtpërdrejt, në zbatimin praktik të saj. Pyetja që Ju më shtroni është shqetësuese për gjeneratat që arrijnë të pajisen me një diplomë, e cila nuk ju siguron një vend pune. Pyetjes që jo vetëm Juve, por edhe opinionin e gjerë e  shqetëson, bëj përpjekje afër tri dekada që t’i jap një përgjigje meritore dhe me përgjegjësi. BE funksionon në frymën e dy shtyllave konkurrente: resurset njerëzore dhe resurset materiale e shpirtërore. E para ka të bën me pajisjen e gjeneratave me dije të zbatueshme dhe trajnimin e dorës në praktikimin e dijeve. Thjeshtë, BE në dekada kërkon, jo vetëm nga ne, qe filozofia e sistemit të shkollimit ta flakë idealin e dikurshëm të pajisjes “enciklopedike” të gjeneratave me dije pasive, jo funksionale, jo pragmatike, riprodhuese dhe të kalon në trajnimin e mendjes kritike dhe krijuese në zgjidhje të problemeve dhe trajnimin e dorës në praktikimin e ideve qe dalin nga dije, të vjelura nga përvoja. Ky është kyçi që na diferencon nga BE. Rikujtojmë shembullin e rezultatit qe del nga testimi ndërkombëtar i nxënësve, ku shkolla e jonë  rangohet atje diku në bishtin e ranglistës ndërkombëtare. Sepse nxënësi i jonë deri ne doktorat disponon dije sa të duash, por ato nuk janë të vjelura nga përvoja dhe thjeshtë, nxënësi ka dije, ama nuk i ka kuptuar ato dhe rezulton të jetë i shkolluar jo funksional”, tha për Portalb, veterani i arsimit Tahir Zajazi.

Sikur këto ndryshime të ndodhnin dekada më parë, sipas Zajazit, pa dyshim se BE do adresonte kërkesë të inkuadrohet me ne. Jo pse politika nuk e ka ditur këtë, por ashtu i konvenon interesit të saj në gjendje të mjegulluara të transicionit. Ai shton se, pa një ndërhyrje të thelluar në arsim, nuk ka gjasë të  inkuadrohemi në BE, sepse na mungojnë resurset edhe njerëzore dhe ato materiale bashkë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button