Është dënuar një 45-vjeçar pasi që ka ftuar në likuidimin e Zoran Zaevit

Burg me kusht në kohëzgjatje prej 1 viti ka marrë D.D. për shkak të rrezikimit të sigurisë, pasi që vjet ka bërë thirrje në likuidimin e kryeministrit të atëhershëm, Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Aktgjykimi është miratuar pasi që shkupjani 45-vjeçar e ka pranuar fajin, informojnë nga Prokuroria Publike.

Në periudhën prej 23 deri në 24 korrik të vitit të kaluar i akuzuari disa herë, me komente në profilin e tij në rrjetin social Fejsbuk është kërcënuar se do të kryejë vepër penale sipas të cilës parashikohet dënim prej 5 vjetëve ose dënim më të rëndë, kundër të dëmtuarit, asokohe kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Me publikimin e fotografive dhe komenteve ai drejtpërdrejtë ka ftuar në likuidimin fizik të të dëmtuarit.

Me miratimin e aktgjykimit, Gjykata Penale e Shkupit i ka shqiptuar të akuzuarit masë alternative – dënim me kusht prej 1 viti burg, nëse i njëjti nuk kryen vepër penale në 3 vitet e ardhshme, pas hyrjes në fuqi të aktgjykimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button