Gjermania, Kroacia dhe Zvicra vendet që sot i hapin kufijtë, Greqia hapet edhe për turistët e kontinenteve tjera

Komisioni Evropian e ka përkrahur hapjen e kufijve të brendshëm të Bashkimit Evropian nga sot, por vetëm një numër i vogël i vendeve do ta bëjnë atë, njofton Portalb.mk.

Në Gjermani, Belgjikë, Kroaci dhe Zvicër; që nuk është pjesë e BE-së, por është pjesë e Zonës Shengen, tanimë nuk e kanë policinë e trafikut nëpër rrugët që të kontrollojë nëse zbatohen masat restriktive.

Çekia i ka shfuqizuar të gjitha kufizimet për udhëtime prej dhe në 26 vende, përveç shtetasve të Britanisë së Madhe, Suedisë, Belgjikës dhe Portugalisë.

Edhe Greqia i ka hapur kufijtë, madje edhe për turistët e vendeve të largëta, si Koreja e Jugut, Australia, Zelanda e Re dhe Japonia. Greqia u ka lejuar hyrje të shtetasve të Maqedonisë së Veriut prej 1 korrikut.

Italia i ka hapur kufijtë që nga 3 qershori, ndërkaq Polonia e bëri të shtunën.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sançez tha se vendi do të lejojë udhëtime të lira nga vendet e BE-së që nga 21 qershor, por turistët gjerman që prej sot guxojnë të vijnë në Ishujt Balearke.

Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut ende i ka kufijtë e mbyllur për shtetasit e huaj. Maqedonia e Veriut nuk është pjesë e BE-së dhe Zonës Shengen dhe për këtë tani për tani është e përjashtuar nga hapja e kufijve, derisa të merret vendim tjetër specifik për shtetasit e Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button