Nigeri, gjatë sulmit të armatosur janë vrarë 10 persona

Të paktën 10 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga disa sulmues të armatosur në shtetin Benue të Nigerisë, njoftuan zyrtarët të hënën, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Këshillit të Agatu, Usman Suleiman, u tha mediave lokale se sulmues të paidentifikuar sulmuan banorët të cilët po ktheheshin nga fushat herët të dielën.

Ai më tej theksoi se të plagosurit janë dërguar në spital dhe se në vend janë dërguar forcat e sigurisë dhe se është nisur një hetim.

Përdorimi i motoçikletave është ndaluar në disa shtete pasi që individë të armatosur i kanë përdorur për të përgatitur sulme të armatosura kohët e fundit.

Në shtetin Benue shpesh ndodhin përleshje të përgjakshme midis barinjve etnik Fulani dhe fiseve të tjera që merren me bujqësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button