Irak, sulm me raketa ndaj bazës amerikane

Një sulm me raketa është kryer ndaj bazës ushtarake Al-Taji ku ndodheshin ushtarët amerikanë në pjesën veriore të kryeqytetit të Irakut, Bagdad, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim nga Rrjeti i Sigurisë së Mediave të qeverisë së Irakut thuhet se ndaj bazës ushtarake Al-Taji ku janë të vendosur ushtarët amerikanë janë lëshuar 2 raketa “kaqusha”.

Bëhet e ditur se nuk ka patur humbje të jetëve në sulmin me raketa ndaj bazës në të cilën janë të vendosur forcat e koalicionit në Irak.

Më tej theksohet se forcat amerikane dhe irakiane të sigurisë kanë filluar një hetim lidhur me sulmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button