Afganistan, 89 civilë të vrarë në dy javët e fundit

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Afganistanit, Javid Faisal, ka bërë të ditur se gjatë dy javëve të fundit 89 civilë janë vrarë në sulmet e talebanëve në 29 provinca në të gjithë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).

Faisal tha se po ashtu 150 civilë u plagosën në sulme, me numrin më të madh të viktimave në provincat Kandahar, Kabul dhe Sar-e Pol. Ai tha se shënjestrimi i civilëve është në kundërshtim me ligjin dhe fenë.

Siç njoftoi Faisla, shumica e civilëve humbën jetën si rezultat i sulmeve me bombë.

“Pasi filluan të finalizohen përpjekjet për paqe, sulmet e talebanëve janë rritur”, tha ai.

Nga ana tjetër, talebanët pretendojnë se ata mohojnë deklaratën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button