Tetovë, është shpallur tenderi për prokurimin e autobusëve, thirrja zgjat deri më 15 korrik

Nga sot Komuna e Tetovës shpalli thirrjen për dorëzim të ofertave nga kompanitë e interesuara pr prokurimin e pesë autobusëve. Ky premtim i kryetares Arifi këtë vit mbush plot 8 vite, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar ajo për Portalb.mk premtoi hapjen e tenderit që nga janari. 

Kompanitë ofertat e tyre për pesë autobusët në qytetin e Tetovës do të mund t’i dorëzojnë deri më 15 korrik, kurse procesi i tenderimit për këtë të fundit do të bëhet përmes procedurave për ankand publik kombëtare, siç edhe specifikohet në Udhëzimet e Bankës Botërore. Paratë për këta autobusë janë siguruar nga Banka Botërore, edhe atë përmes Projektit për përmirësim të shërbimeve komunale.

Edhe pse Ndërmarrja për Transport Publik “Tetova Transport, është themeluar nga viti 2014, në Tetovë ende nuk ka as stacione për autobusët. Për këtë, paralelisht me tenderin për prokurimin e autobusëve, është publikuar edhe shpallja për prokurimin e pajisjeve urbane dhe stacioneve për autobusët që do të jenë në funksion të mirëmbajtjes së transportit publik të ardhshëm.

Teuta Arifi kryetare e Komunës së Tetovës (Foto: Arbnora Memeti)
Teuta Arifi kryetare e Komunës së Tetovës

Premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“,  ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017. Ky premtim i Arifit ende nuk është realizuar. 

Të njëjtin premtim, Arifi e dha një konferencë për shtyp e dha 1 ditë para vitit të ri 2020, ku sipas të cilës të gjitha dokumentacionet për furnizimin e Tetovës me pesë autobusë janë kryer, dhe se prokurimi i tyre pritej të bëhet në fund të muajit janar.

“Kemi siguruar mjete nga banka botërore prej 72 milion e gjysmë denarë për furnizim me pesë autobusë për ndërmarrjen e transportit publik, dëshiroj të ju informoj se dje nga Ministria e Financave na është dërguar marrëveshja për ta nënshkruar kontratën dhe fillimin e procedurave për prokurimin e autobusëve. Sipas kësaj siç janë duke shkuar punët, mendojmë se në janar mund të fillojmë procesin e prokurimit të këtyre pesë autobusëve” tha Teuta Arifi me datë 30.12.2019.

Ndryshe, Komuna e Tetovës është një ndër qytetet më të mëdha në vend ku komunikacioni i stërngarkuar me dekada ka sjellë probleme të mëdha këtij qyteti, edhe atë si ndotja e ajrit, mungesa e vend parkingjeve e kështu me radhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button