Deponia e vogël me lindan në OHIS mund të pastrohet madje edhe tre vjet

Pastrimi i deponisë së vogël me lindan në OHIS është projekt i madh, me të cilin pritet pas më tepër se katër dekada, të fillojë zgjidhja e një prej pikave më të mëdha të nxehta historike ekologjike në vend. Pesticidi mbeturinë, që është si pasojë e punës së kapacitetit kimik, vite të shumta qëndron i depozituar në mënyrë joadekuate në oborrin e OHIS dhe paraqet rrezik të madh për shëndetin e njerëzve dhe i kontaminon ajrin dhe token. Për momentin, në rrjedhë e sipër është tender për përzgjedhje të kompanisë që do ta pastron këtë deponi, ndërsa nga oferta që do të zgjedhet do të varet teknologjia që do të përdoret, që do t’i përcaktojë edhe afatet e punimeve, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Krahas deponisë së vogël, në oborrin e OHIS-it gjendet edhe një më e madhe me pesticidin e rrezikshëm. Bëhet fjalë për rreth 13.000 tonë lindan, të depozituar në mënyrë të papërshtatshme dhe të mbuluar me 20.000 tonë dhe, që për shkak të ekspozimit dekador të kimikatit toksik edhe vet është kontaminuar dhe gjithashtu paraqet mbeturinë të rrezikshme. Para pak kohe publiku ka mësuar edhe për dy lokacione ku në të kaluarën është depozituar lindan. Njëri është në oborrin e OHIS-it, ndërsa tjetri është jashtë dhe gjendet në afërsi të lokalitetit “Pelenica” në Draçevë. “Pelenica” është vend për piknik ku mbahen edhe ekskurzione për nxënësit. Vitin e kaluar, lokaliteti ku ekziston dyshim që është i ndotur me lindan, është rrethuar, ndërsa për shkak të rrezikut për shëndetin e fëmijëve janë ndaluar edhe ekskursione si dhe vizita tjera.

Nga Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor thonë që për momentin para ka vetëm për pastrim të deponisë së vogël, ndërsa në mënyrë aktive kërkohen financa edhe për deponinë e madhe.

“Për pastrim të deponisë së vogël me lindan, afati i saktë për pastrim do të bëhet i njohur pas zgjedhjes së ofertuesit më të mirë gjatë procedurës aktuale të tenderit dhe i njëjti do të varet nga teknologjia e përzgjedhur. Për momentin supozohet që pastrimi i deponisë së vogël me lindan mund të zgjatë tre vite. Mjetet financiare në dispozicion janë siguruar nëpërmjet GEF/UNIDO, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë Norvegjeze”, informojnë nga Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

Për deponinë e madhe me lindan, ende nuk janë siguruar financa. Në Ministri thonë që me Zyrën e POPS, në bashkëpunim me Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë, Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe institucionet tjera nacionale, secili në kuadër të kompetencave të veta, punon për t’i siguruar mjetet e nevojshme financiare për zgjidhje të problemit edhe me deponinë e madhe.

Lindani është insekticid me spektër të gjerë të efektit me të cilin në të kaluarën janë trajtuar dheu dhe drunjtë si mbrojtje prej parazitëve, deri para 40 viteve kur është ndaluar për shkak të toksicitetit. Është substancë kancerogjene, lidhet me grimcat PM-10 dhe e ndotë ajrin, kurse për shkak të ruajtjes joadekuate në dekadat e kaluara, e ka ndotur dheun dhe ujërat nëntokësore në mënyrë masive.

Profesori nga Instituti i kimisë, Trajçe Stafillov para më shumë viteve publikoi disa hulumtime që kanë treguar rezultate shqetësuese. Një studim ndërkombëtar, i financuar nga Bashkimi Evropian, ka treguar që ajri në rrethinën e OHIS-it përmban tre deri katër nanogramë metër kub lindan. Stafillov thotë që në botë nuk ekzistojnë akte në të cilat janë propozuar sasitë maksimalisht të lejuara të lindanit në ajër, për shkak se ky lloj  deponive rrallë hasen në vende të hapura. Pika e vetme krahasuese, sipas cilës mund të përcaktohet që kontaminimi në Shkup është impozant, janë rezultatet nga mostrat e ajrit që janë marrë në Llazaropole, një nga zonat më të pastra në vend. Aty, koncentracionet e lindanit kanë rezultuar 0,1 nanogram për metër kub.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button