Kosovë, me 28 raste të reja, është rritur në 1.326 numri i të infektuarve me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 28 raste të reja janë diagnostikuar pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 1.326 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), nuk është regjistruar ndonjë rast i ri që ka përfunduar me vdekje nga ky virus, por 8 pacientë të rinj kanë rezultuar të shëruar, ndërsa numri i të shëruarve deri më tani ka shkuar në 921.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 228 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt e këtij viti deri më tani janë testuar gjithsej 17.707 mostra.

Rastet e reja pozitive janë raste kontakti nga komuna të ndryshme të Kosovës, nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Prishtinë.

IKSHPK ka njoftuar se në javën e fundit ka pasur shfaqje të rasteve pozitive në mesin e disa punëtorëve të disa organizatave shtetërore e private në vend, dule bërë thirrje për kujdes të shtuar.

Në Kosovë deri më tani nga koronavirusi kanë vdekur gjithsej 31 pacientë, të cilët sipas autoriteteve shëndetësore “kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button