Zaev: LSDM do të fitojë me gjashtë deri në 10 deputetë, BDI do të shkojë në opozitë

LSDM do të fitojë në zgjedhje, ndërsa BDI shkon në opozitë nëse vendos kushte për udhëheqjen e shtetit. Por, kjo është e shëndetshme për shtetin, edhe për partinë, ata nuk kanë parë se çka është opozitë, ka theksuar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistën për TV21.

Sipas tij, në një rast të tillë, nëse BDI vendos kushte për kryeministër shqiptar, as që do të mund të negociojnë me partinë e Ali Ahmetit.

“Kam kredibilitet të flas në këtë temë, ne kemi koalicion parazgjedhor ndëretnik, nuk kam paragjykime…Qytetarët në zgjedhje do të vendosin se kush do të jetë kryeministër, kush ministër, kush kryetar i Kuvendit”, ka thënë ai.

Ai shton se LSDM do të jetë fitues i zgjedhjeve, transmeton MIA.

“Para një viti thash se do ta mposhtim VMRO-DPMNE-në me diferencë prej 60.000 deri 120.000 vota. Nëse kemi epërsi prej katër për qind, siç thotë VMRO-DPMNE, atëherë ajo është 72.000. Edhe pse ne avancojmë me gjashtë për qind. Të gjithë janë për zgjedhje, përveç VMRO-DPMNE-së. Tani nuk duan as Parlamenti të kthehet të punojë, as nuk duan zgjedhje…”, tha Zaev.

Ai ka komentuar edhe mbi sistemin gjyqësor ndaj njerëzve të LSDM-së dhe BDI-së, tani dhe në kohën e VMRO-DPMNE-së.

“Kemi procese gjyqësore edhe kundër LSDM dhe BDI. Në kohën e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së kjo nuk ka qenë e mundur. Ne sollëm ligje dhe tani gjykatësit duhet të sigurojnë aktgjykime të pavarura dhe objektive”, nënvizon lideri socialdemokrat, Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button