Norvegji, është dënuar me 21 vjet burgim sulmuesi i xhamisë

Një gjykatë norvegjeze sot dënoi personin që organizoi sulmin në një xhami me 21 vjet burg, burgimi maksimal i mundshëm, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më 10 gusht 2019, Philip Manshaus vrau gjysmë-motrën e tij 17-vjeçare në shtëpi dhe sulmoi xhaminë më të afërt gjatë festës muslimane të Kurban Bajramit në Baerum, jashtë kryeqytetit Oslo.

Manshaus hapi zjarr ndaj njerëzve në xhami, por u mposht nga një prej burrave në xhami. Me ç’rast një i moshuar u plagos.

Ai u akuzua për vrasjen e gjysmë-motrës të tij dhe për sulmin terrorist në Qendrën Islamike Al-Noor dhe u shpall fajtor, njoftoi e përditshmja norvegjeze Dagsavisen.

Sipas ligjit norvegjez, mandati i tij me burg do të zgjatet me 5 vjet në një kohë nëse i dënuari konsiderohet i rrezikshëm.

Manshaus do të paguajë 200 mijë kruna norvegjeze (rreth 21.300 dollarë) për shpenzimet ligjore. Përveç kësaj, ai do të paguajë një kthim prej 280 mijë kruna (rreth 30 mijë dollarë) nënës së gjysmë-motrës së tij dhe nga 70 mijë kruna (7.500 dollarë) dhe 160 mijë kruna (17 mijë dollarë) si kompensim për tre personat që ishin në xhami gjatë sulmit, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button