Pas televizioneve, edhe radiot fituan ndihmë qeveritare për përballje me virusin korona

Në seancën e djeshme qeveritare u miratua dekreti për mënyrën e shfrytëzimit e bandës së frekuencave gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilën radiodifuzerët, të cilët sigurojnë radio transmetim (radiot), në bazë të miratimit të dhënë për shfrytëzimin e frekuencave në bandën e frekuencave 87.5-108 MHz, nuk do të ngarkohen të paguajnë tarifë vjetore për vitin 2020, njofton Observatori Mediatik, transmeton Portalb.mk.

“Radiot të cilat deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekreti e kanë dërguar kompensimin vjetor për vitin 2020, do t’u llogaritet se kanë kryer kompensim vjetor për vitin 2020 për shfrytëzimin e radiofrekuencave”, thuhet në kumtesën e shërbimit qeveritar për informim.

Dekreti e rregullon edhe mënyrën e dhënies së miratimit të përkohshëm për zgjerimin e linqeve ekzistuese të frekuencave të radios dhe miratimin e përkohshëm për shfrytëzimin e lirë të frekuencave të radios në bandën deri në 30MHZ për shkak të sigurimit të qasjes deri te shërbimi (broadband); mënyrën e dhënies së miratimit të përkohshëm për shfrytëzimin e bandës së frekuencave të radios: 1920-1935/2110-2125 MHz, 1945-1950/2135-2140 MHz ose 196501980/2155-2170, por edhe mënyrën e ndarjes së numrave nga plani i numërimit për qëllim të sigurimit të shërbimeve lidhur me pandeminë e KOVID-19 ose shërbimeve të cilat drejtpërdrejtë janë shkaktuar nga e njëjta, gjatë kohës së zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Qeveria në fillim të qershorit siguroi ndihmë prej rreth gjysmë milioni euro për televizionet, me të cilën të gjithë radiodifuzuesve në vend iu mbuluan harxhimet për vitin 2020 ndaj operatorit digjital tokësor multipleksë për lejen e transmetimit.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button