Në Shkup dhe Ohër, në 4 vitet e fundit janë raportuar më së shumti kafshime të qenve (Infografik)

Në nivel të vendit më së shumti kafshime të qenve, në katër vitet e fundit, kanë ndodhur në Shkup. Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka pranuar 1.454 raporte, për të cilat Meta.mk ka shkruar më parë, transmeton Portalb.mk.

Por ky është problem me të cilin përballen edhe qytetarët e vendeve tjera në vend. Kallëzimet për kafshimet e qenve janë raportuar edhe në departamente tjera të Ministrisë për punë të brendshme. Sipas të dhënave për periudhën 2017 – qershor 2020, pas Shkupit, më së shumti kallëzime (426) ka pas në SPB Ohër e më së paku (58) në SPB Shtip.

Analiza e kallëzimeve për të gjithë sektorët në territorin e RSM tregon se shumica e qytetarëve kanë raportuar kafshime në vitin 2019 e më së paku këtë vit, duke pasur parasysh situatën me koronavirusin.

Vitin e kaluar u mbyll spitali i qenve të pastrehë “Vardarishte”, ndërsa së shpejti pritet të fillojë funksionimin ndërmarrja e re publike “LAJKA”.

Qyteti i Shkupit theksojnë se stacionari i ri do të rrisë kapacitetin bokseve të brendshme prej 81 në 100 bokse të brendshme për qen, me ngrohje të dyshemesë.

“Veç kësaj, në ndërtim e sipër janë edhe 60 bokse të jashtme për qenë, me çka do të dyfishohet kapaciteti aktual. Për momentin, po kryhen punimet përfundimtare të ndërtimit dhe po merren lejet e nevojshme, e pas kësaj stacionari i ri do të fillojë të funksionojë”, kanë plotësuar nga administrata e qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button