Dimitrov nesër në Beograd, në bisedime me Daçiqin

Me ftesë të homologut të tij, ministrit serb Ivica Daçiq, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, nesër do të realizojë vizitë pune në Republikën e Serbisë, transmeton MIA.

Siç kumtoi MPJ, kjo është vizita e parë e punës së ministrit të Punëve të Jashtme jashtë vendit që nga fillimi i pandemisë, si shenjë e zhvillimit të mëtejshëm të dialogut miqësor dhe bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje.

Në takim, është paraparë që ministrat të shkëmbejnë mendime mbi gjendjen aktuale në marrëdhëniet e gjithanshme bilaterale dhe mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, me theks në thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Njëkohësisht, do të shkëmbehen mendime dhe përvoja në lidhje me menaxhimin e pandemisë aktuale në dyja vendet, si dhe hapat e tyre të ardhshëm për të zbutur masat kufizuese në regjimin e lëvizjes së ndërsjellë, brenda tendencave të përgjithshme të ngjashme në rajon dhe Evropë.

Të dy ministrat e Punëve të Jashtme do të diskutojnë gjithashtu për bashkëpunimin rajonal, si faktor në stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë, si dhe agjendën e BE-së në prag të hapave të rëndësishëm që gjenden si para Maqedonisë së Veriut, ashtu dhe para Serbisë dhe rajonit në tërësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button