ShBA i dhuroi 450,000 dollarë shtesë Maqedonisë së Veriut për të luftuar COVID – 19

Shtetet e Bashkuara, përmes Agjencisë së ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), kanë siguruar një shtesë prej 450,000 dollarë për të mbështetur përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të luftuar pandeminë COVID-19, duke sjellë kontributin e saj të përgjithshëm në 1.5 milion dollarë, njofton Portalb.mk.

Fondi shtesë, siç kanë informuar nga USAID, do të sigurohet për Fondin e Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara për të mbështetur, koordinimin, planifikimin, monitorimin, operacionet dhe logjistikën; komunikimin e rrezikut dhe angazhimin e komunitetit; dhe menaxhimin e rasteve dhe parandalimin dhe kontrollin e infeksionit në ambientet shëndetësore.

“Ambasadorja e SHBA-së Kate Byrnes theksoi që “Qeveria e SHBA-së është krenare për pëcjelljen e bujarisë së popullit amerikanë për të luftuar këtë pandemi së bashku me aleatët tanë. Përmes partneritetit tonë me UNICEF-in, ne jemi të kënaqur që të ndihmojmë qeverinë në urgjencën shëndetësore, humanitare dhe ekonomike, sektorin privat dhe organizatat joqeveritare, si dhe bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në kumtesë.

Në kumtesë më tej kanë shtuar se, mbështetja e USAID-it për Maqedoninë e Veriut për t’ju përgjigjur pandemisë është simboli i mbështetjes së Qeverisë Amerikane për vendet në mbarë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button