Tumoret e trurit janë më të zakonshme tek femrat

Incidenca e tumoreve të trurit është 4-6 për 100,000 banorë, me incidencë më të lartë tek gratë. Disa lloje të tumoreve janë tipike për fëmijërinë, ndërsa të tjerët ndodhin vetëm në moshën e rritur.

Dhimbjet e forta dhe të shpeshta të kokës janë simptomat fillestare më të zakonshme që tregojnë për tumor në tru, shkruan Panacea.

Simptomat e zakonshme përfshijnë marramendjen, të përzierat dhe të vjellat për shkak të presionit të tumorit në indin rrethues të trurit. Gjithashtu, si simptoma mund të përfshifen vështirësitë në të folur, shkrim ose numërim dhe mund të shoqërohen me ndryshime në gjendjen shpirtërore të një personi. Simptomat e mundshme të tumorit të trurit përfshijnë paqëndrueshmëri në ecje, sulme epileptike, dëmtim të shikimit, humbje të dëgjimit dhe dobësim të gjymtyrëve.

Tumoret e trurit ndahen në primare dhe sekondare. Ato primare lindin në vetë trurin nga indi i trurit ose struktura në zgavrën e kraharorit. Tumoret sekondarë të trurit janë metastaza nga tumorët e tjerë. Metastazat e trurit më së shpeshti burojnë nga kanceri i gjirit dhe mushkërive.

Ekziston edhe ndarja e tumoreve beninje dhe malinje të trurit, por të gjitha tumoret në kafkë janë të rrezikshme për shkak të presionit në indet përreth trurit.

Tumori beninj i trurit i diagnostikuar më shpesh është meningeoma, ndërsa tumori malinj më i zakonshëm dhe agresiv është glioblastoma.

Meningeoma është tumor i meningeve që rritet gjatë dhe ngadalë. Kur rritet mjaftueshëm, shtyp indin rrethues të trurit dhe shkakton simptoma. Glioblastoma është tumor i qelizave të trurit që rritet me shpejtësi, i cili është i vështirë për tu dalluar nga indet rrethuese të trurit, duke e bërë më të vështirë trajtimin kirurgjikal, për dallim nga meningioma, i cili ka kufij të qartë, kështu që operacioni është relativisht i lehtë për tu bërë.

Glioblastomat kanë një shkallë mbijetese shumë të dobët, megjithë trajtimin agresiv që konsiston në ulje maksimale të tumorit dhe kimioterapi. Tumoret tjera të trurit, të tilla si meningeoma dhe neurinoma (të shkaktuara nga indet nervore), kanë një prognozë më të mirë.

Është e rëndësishme të theksohet nevoja për hulumtime shtesë për të gjetur metoda efektive të trajtimit, si dhe për edukim shtesë mbi simptomat e sëmundjes.
Lokalizimi i tumorit të trurit është një nga problemet më të mëdha në trajtim, kështu që disa tumore janë të pamundura të hiqen për shkak të afërsisë së tij me strukturat vitale. Diagnoza e hershme dhe terapia janë thelbësore, pasiqë atëherë trajtimi është më i suksesshëm, pasi që nuk ka ardhur deri metastaza e qelizave të tumorit.

Procedurat kirurgjikale kryhen në pothuajse 50 përqind të pacientëve me tumore primare të trurit. Fatkeqësisht, te pacientët e mbetur në kohën e diagnostikimit, tumori është zmadhuar ose i atij lloji që nuk është e mundur të operohet. Ndonjëherë është e mundur vetëm të bëhet një procedurë paliative.

Rreth 50 deri 60 përqind e pacientëve jetojnë pesë vjet pasi diagnostikohen me tumor të trurit. Tumori sekondar i trurit, ose metastaza, është dhjetë herë më e zakonshme se parësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button