Pas Merkelit, Hoti komunikoi edhe me këshilltarin e Makronit

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se sot ka zhvilluar një një bisedë telefonike me Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Ai ka shkruar në Facebook se ka marrë mbështetje.

Njoftimi i plotë:

Sot mora mbështetje të fuqishme nga Gjermania dhe Franca!

Jam shumë i lumtur të ndaj me ju urimin që mora nga Shkëlqesia e saj, Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila po ashtu shprehi gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme për Republikën e Kosovës.

Sot pata edhe një bisedë të ngrohtë telefonike me z. Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, të cilin e falënderova për mbështetjen në të kaluarën dhe gatishmërinë e Francës për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimeve eurotlantike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button