Italia publikoi rezultatet e 24 orëve të fundit në lidhje me Covid-19

Kjo e hënë shënon plot 3 muaj nga data 8 mars 2020 kur qeveria Italiane shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare për shkak të pandemisë dhe vendosi regjimin e lockdown, transmeton OraNews.

Deri më sot numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 33964 e të infektuarit janë 235 278.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 65 viktima e 280 raste më shumë.

Numri i të shëruarve është 166 584.

Persona aktivë me koronavirus janë aktualisht 34 730.

Në struktura spitalore po kurohen 4729 e në reparte intesive 283 pacientë.

Në kushte izolimi shtëpiak po kurohen 29 718 pacientë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button