Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhje  

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se sot, me fillim në orën 15:00, do të mbajë mbledhje, njofton Portalb.mk.

“Me konkluzionet e mbledhjes do t’u njoftojmë me kumtesë pas përfundimit të saj”, thonë nga Qeveria.

Jozyrtarisht mësohet se, Komisioni për Sëmundje Infektive do t’i propozojë Qeverisë që të rikthehet ora policore, por nga ora 22:00 deri në 05:00, në vendet ku ka më shumë raste aktive me Covid-19, si Shkupi, Tetova, Shtipi dhe Kumanova, ndërsa për pjesën tjetër të shtetit, nuk rekomandohet restriksione shtesë.

Propozimi për rikthim të orës policore është për kufizim të lëvizjes së të rinjve, që të kufizohet tubimi i tyre i pakontrolluar nëpër parqe dhe vende të ngjashme.

Ndërkohë, sot në orën 05:00 ka përfunduar ora policore 80 orëshe, e cila filloi të enjten në orën 21:00, për qytetarët  në të gjitha komunat e qytetit të Shkupit, komunat e rrethinës së Shkupit, Haraçinë, Zelenikovë, Ilinden, Petrovec dhe Studeniçan, në Kumanovë, Likovë, Shtip, Karbinci, Tetovë, si dhe Bogovinjë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovcëdo të jenë në karantinë.

Në të gjitha qytetet tjera qytetarët qytetarët kishin ndalesë të lëvizjes prej orës 16 deri në orën 05 të mëngjesit.

Kthimi i orës policore erdh si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarëve ditëve të fundit, ku vendi po shënon valën e dytë të virusit korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button