RMV, 204 persona nuk e kanë respektuar orën policore , 180 janë arrestuar

Ministria e Punëve të Brendshme u ka dhënë vendim për izolim 511 personave, ndërsa 70 kanë nënshkruar deklarata për vetëizolim gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit, transmeton Portalb.mk.

Lidhur me masën për mbajtjen e mbrojtjeve personale për fytyrë janë regjistruar 318 kundërvajtje, kumtuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga ana e nëpunësve të policisë, janë kryer kontrolle te personave në izolim dhe vetëizolim dhe nuk janë evidentuar persona që nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetëizolom.

Lidhur me ndalesën për lëvizje gjatë 24 orëve të fundit është evidentuar se nivel të gjithë vendit 204 persona nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes, me ç’rast janë arrestuar/privuar nga liria 180 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të vijojnë masa përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button