Autoritetet e qytetit të Mineapolis: Policia do të shpërndahet

Policia në Mineapolis do të “shpërndahet”, publikuan autoritetet e qytetit amerikan, ku gjatë arrestimit të policisë është vrarë afroamerikani Xhorxh Flojd.

Kjo konsiderohet si kthesë në protestat nacionale, që filluan pas vrasjes së Floyd më 25 maj.

Për vrasjen e Floyd do të përgjigjen 4 policë, një për vrasje, ndërsa tre të tjerë për ndihmë dhe nxitje të vrasjes.

“Ne jemi për shpërndarjen e shërbimit policor siç e njohim në qytetin e Mineapolis”, tha kryetari i Këshillit të qytetit, Liza Bender, për CNN.

Ajo shtoi se autoritetet, së bashku me popullatën lokale, do të formojnë një “model të ri të sigurisë publike që me të vërtetë e siguron sigurinë e të gjithë njerëzve”.

Bender deklaroi se ai synon t’i ridrejtojë fondet të synuara për policinë e qytetit në projekte të bazuara në komunitetin lokal.

Këshilli i qytetit po i shqyrton gjithashtu mënyrat për ta zëvendësuar policinë ekzistuese, tha Bender, duke theksuar se ky nuk është një “projekt afatshkurtër”.

Shumica e anëtarëve të Këshillit të qytetit e mbështesin idenë e shpërndarjes së policisë dhe zëvendësimin e asaj siç e përshkruan ata, me një model sigurie të bazuar në komunitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button