Kosova e hap kufirin me Shqipërinë, u hoq vetizolimi për personat të cilët hyjnë në vend

Qeveria e Kosovës në seancën e sotme solli vendim për lehtësim të masave për mbrojtje nga epidemia e Kovid-19, mes të cilave edhe për hapjen e  kufirit me Shqipërinë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj deklaroi se prej nesër, e hënë, hiqet masa e vetizolimit,  si dhe do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave,  pa kufizime kohore  të cilat ishin në fuqi deri tani.

“Nga e hëna qytetarët të cilët hyjnë në Kosovë  nuk do t’i nënshtrohen vetizolimit dhe në vend se të testohen ata do të kontrollohen  nga ekipet  e qendrave shëndetësore  në vendkalimet kufitare. Gjithashtu, nga e hëna do të mundësohet lëvizje tërësisht e lirë e  njerëzve dhe mallrave, përkatësisht hiqet kufizimi  i lëvizjes nga ora 5 deri në orën 21”, deklaroi Zemaj.

Ai informon se analizat ditore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit për Shëndet Publik të Kosovës tregojnë  se situata shëndetësore në vend është stabile,  me rritje të vogël të infeksioneve nga koronavirusi i ri në disa komuna.

“Duhet ta kemi të qartë se virusi edhe më tutje është aktiv,  edhe pse me intensitet të zvogëluar. Për atë kërkojmë respektim  të rekomandimeve të Ministrisë dhe Institutit dhe çdo shkelje e rregullave do të llogaritet si rrezik për shëndetin dhe jetën e të tjerëve”, deklaroi Zemaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button