Karakteri i heroit prej kartoni

Janë bo avokat të djallit, se avokat të nevojtarëve s’kanë mbet mo, sot për studentin nuk ka kush kujdeset as vetë studenti i ngratë që punon e nga ana tjetër mbulon shpenzimet. Se sot i kanë dhanë prioritet studentit që thotë hajt falma një 6- she se s’bohem kurgjë unë, e në fund ligjëruesit i konvenon se nesër e ka ushtarë të fronit partiak.

Është degradu sistemi arsimorë sa që i mençmi e budalla nuk dallojnë hiç, të dy të njejtin status e mbajnë. Madje, studenti intelegjent thojnë ”futja” nuk na vyn, është naiv. Paramendoni sa ka pësu sistemi  arsimorë, për studentin, i mirë është profesori jo puntorë e për profesorin studenti që ia mbron shpinën. Po pak studentë e profesorë që punojnë janë mbetë. Se interesi nuk qëndron tek kualiteti po tek kuantiteti. Se sot askujt nuk i intereson kur dikush hapësirën e ligjetarës e shfrytëzon për t’a dogmatizu një grup studentësh, e hapësira e konsultimeve krejt për diçka banale. Ku jemi ne, çfarë bëjmë ne, thjesht kemi kontaminu pjesën më vitale të shoqërisë. Sot nuk zhvillohet beteja për ndershmëri as për më punëtorin, sot thjesht zhvillohet beteja kush më shumë ka me pshty, e kush më tepër ka me lëpi. Po harrohet vetja po harrohet uni, harron njeriu veten, është bërë avokat i djallit për mëkat e dikujt, edhe atë në këtë rol për shum pak benefit. Çështja e ndershmërisë ka mbet vetëm në rrjete sociale e në statusa të whatsappit. Askush sot nuk guxon e ta thotë një të vërtetë, se rrjedhën e jetës së tij e ka mbështet tek gjindshmëria e djallit në trup t’vetin. Shiheni realitetin, studenti më i dobët i prinë administratës, i prinë institucionit, i prinë gjykatës, i prinë repartit, i prinë policisë, i prinë mjeksisë, i prinë sistemeve vendimmarrjes.
Gjithë kjo vjen si rezultat i asaj që ne nuk arrijmë njëherë me i thanë  të keqes e keqe, nuk arrijmë të krijojmë mekanizëm për këtë sëmundje që është dhjetëfish ma e keqe se COVID-19, kjo nuk shkatërron mushkëri, kjo shkatërron tru, shkatërron jetë e ardhmëri.
Paramendoni që sot të drejtën e studimeve e ka fituar kushdo, as provim pranues asgjë, paramendoni në provime kur vjidhet ose nota falet, nipi mbesa e filanit fistekut, paramendoni kur do mbahet provimi online e mënyrat e manipulimit janë dyfish ma të mëdhaja se këto drejtpërdrejtë.
A ka mundësi njëherë mos me fal 6-she ?
A ka mundësi njëherë me mendu për një sistem arsimorë të shëndoshë ?
A ka mundësi njëherë me mendu për këtë të keqe që përveç që duhet me e ndalu, duhet me kriju alternativa ?
A ka mundësi njëherë me e vendos gishtin në kokë e me mendu se si rezultat i hapave tona e pëson fëmiju jonë ?
A ka mundësi njëherë me liru veten nga dilema se a thua vallë çka nëse mbetem pa pushtet ?
A ka mundësi njëherë me e braktisë këtë prizëm të të menduarit që jetën e ka shndërruar në ferr, ku gomari bëhet udhëheqës e deveja shkon pas tij ?
A ka mundësi njëherë ta shohim botën pa iluzione ?
A ka mundësi njëherë ta lirojmë veten nga kapja e padronit ?
A ka mundësi njëherë e përgjithmonë ta shfuqizojmë këtë lloj sistemi të ndërtuar prej oligarkësh e oportunistëve që synojnë të gjithë t’i bëjnë si ata, e ata të ndershmin e hallallët që janë pakicë t’i bëjnë mish apo t’i internojnë ?

Pavarësisht, rolit që mund të kesh, profesor, gazetarë, mjek, udhëheqës, artist, sipërmarrës, vozitës, staf administrativ etj etj nisja e mendo njëherë e përgjithmonë se çdo t’i lësh fëmijut tënd si e para, mendo se çfarë gjeneron aktiviteti yt ditorë ndërmjet lules dhe plumbit, mendo thellë se pesha yte si burrë, si nënë, si prind,si mjek/e, si gazetar/e, si udhëheqës/e, si artis/te, si sipëmarrës/e është e madhe dhe TI ndikon një familje, një rreth madje një shoqëri.
Kujtohuni për ditën kur veprat do të shfaqen në formën e maleve, kujtohuni për ditën që për dikë do të zgjasë 50 mijë vjet, kujtohuni për ditën ku nënës nuk do t’i bëhet vonë për fëmijun e saj e nëna shtatëzane që do të dështojë në lindje, kujtohuni për ditën që komunikimi do të jetë i drejtpërdrejtë, në gjuhën tuaj. Kujtojeni më shpesh sepse ju bën njerëz, sepse vetëm duke e përkujtuar atë ditë ktheheni në gjenezë, dhe ju bën të kuptoni qartë se cili është roli jonë.
Po që se i mbeti dikujt hatri nga po ky status, le të ma bëjë hallall, e vërteta është kjo sado e trishtë që është, do na laj sytë e do të na rikthej shikimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button