Në 4 vitet e fundit, 1.454 qytetarë kanë raportuar kafshime të qenve, kompensimi arrin deri në 2.000 euro

Në periudhën 2017-2020, në territorin e qytetit të Shkupit, gjithsej 1.454 qytetarë kanë raportuar kafshime të qensh në Ministrinë e punëve të brendshme. Shumica e tyre kanë të bëjnë me vitin e kaluar, kur janë regjistruar 618 kallëzime. Për pesë muajt e parë të këtij viti, Ministria e Brendshme regjistroi 310 kallëzime në këtë bazë.

Çdo qytetar që do të sulmohet ose kafshohet nga ndonjë qen endacak ka mundësi të ngritë padi private kundër qytetit të Shkupit, ku mund të marrë kompensim për dëmin e shkaktuar si rezultat i kafshimit. Komuna thotë se masën e dëmeve e përcakton gjykata dhe ajo ndryshon nga rasti në rast, varësisht nga shkalla e dëmit të shkaktuar.

“Sipas disa vlerave mesatare, rreth njëqind qytetarë paraqesin një padi çdo vit sepse janë sulmuar, kafshuar dhe lënduar nga qenët endacakë. Pothuajse të gjitha paditë përfundojnë në favor të qytetarëve dhe kompensimi që Qyteti më pas i paguan shkon nga 1.000 deri në 2,000 euro”, thonë nga Qyteti i Shkupit për Meta.mk.

Por problemi me qentë endacakë është problem i hapur me të cilin banorët e Shkupit përballen për një kohë të gjatë. Në të kaluarën ka pasur kritika të vazhdueshme për trajtimin çnjerëzor të qenve endacakë në spitalin Vardarishte, për të cilin dëshmi ishin pamjet e kushteve në të cilat mbaheshin kafshët. Vitin e kaluar, Agjencia për ushqim dhe veterinari përfundimisht ia vuri çelësin stacionarit Vardarishte. Gjatë kontrollit, Agjencia konstatoi se kishte sëmundje infektive te kafshët endacake dhe u konstatuan mos veprim ndaj disa mangësive në punë.

Raportet për punën e NP “Higjiena Komunale” tregojnë se Shërbimi për trajtimin e qenve të pastrehë ka zënë më së shumti, 1,662 qen, në vitin 2016, ndërsa në vitin 2017 janë regjistruar 1.444 si dhe 1.274 në vitin 2018.

Rindërtimi i spitalit Vardarishte filloi në qershor të vitit të kaluar. Qyteti i Shkupit ka vendosur të themelojë një ndërmarrje publike “LAJKA” për qentë endacakë, për të përmirësuar trajtimin e tyre. Por një vit më vonë, u bë një kohë që kryeqyteti e paralajmëron hapjen e NP “LAJKA”.

“Rindërtimi dhe shtimi i një pjese të spitalit në Vardariste është në fazën përfundimtare dhe duhet të fillojë punën brenda një kohe të shkurtër, ndërsa u shty për një periudhë të shkurtër për shkak të pandemisë së korona virusit”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Ata theksojnë se spitali i ri do të rrisë kapacitetin e 81 kutive të brendshme në 100 apartamente të brendshme për qen me ngrohje nën dysheme.

“Përveç kësaj, 60 kuti të jashtme për qen janë në ndërtim e sipër, me çka do të dyfishohet kapaciteti. Për momentin, po kryhen punimet përfundimtare të ndërtimit dhe po merren lejet e nevojshme, pas së cilës do të fillojnë punimet në spitalin e ri”, ka sqaruar administrata e qytetit.

Çdo qytetar që do të sulmohet ose kafshohet nga ndonjë qen endacak ka mundësi të ngritë padi private kundër qytetit të Shkupit, ku mund të marrë kompensim për dëmin e shkaktuar si rezultat i kafshimit. Komuna thotë se masën e dëmeve e përcakton gjykata dhe ajo ndryshon nga rasti në rast, varësisht nga shkalla e dëmit të shkaktuar.

Sipas disa vlerave mesatare, rreth njëqind qytetarë paraqesin një padi çdo vit sepse janë sulmuar, kafshuar dhe lënduar nga qenët endacakë. Pothuajse të gjitha paditë përfundojnë në favor të qytetarëve dhe kompensimi që Qyteti më pas i paguan shkon nga 1.000 deri në 2,000 euro”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button