Tajvani lehtëson masat kundër koronavirusit

Tajvani do të lehtësojë edhe më tej masat kundër koronavirusit, njoftuan autoritetet, teksa ky vend ka vetëm gjashtë raste aktive me koronavirus dhe nuk ka pasur asnjë të infektuar të ri në 56 ditët e fundit.

Tajvani asnjëherë nuk ka qenë në izolim të plotë dhe jeta në këtë shtet, kryesisht është zhvilluar normalisht, falë masave preventive të marra me kohë. Megjithatë, qytetarët janë detyruar që të praktikojnë distancë fizike dhe në publik kanë mbajtur maska.

Qendra për Epidemi në Tajvan tha se do të heqë disa kufizime, siç është numri i personave që mund të marrin pjesë “në ngjarje të përditshme”, edhe pse qytetarët duhet të vazhdojnë të mbajë maska në rastet kur nuk mund të mbajnë distancë fizike nga njëri-tjetri, transmeton REL.

Qeveria po ashtu ka lejuar që një numër i kufizuar i tifozëve të mund të ndjekin ndeshjet sportive, pasi më herët të gjitha ngjarjet sportive ishin mbajtur pa praninë e tifozëve.

Po ashtu shërbimet ushqimore do të rihapen. Megjithatë, kufizimet në kufijtë shtetërorë vazhdojnë të mbesin në fuqi, pasi vendi po druan nga për një valë të dytë të infektimeve, nga njerëzit që mund të vijnë nga shtetet ku ka numër të lartë të të infektuarve siç është SHBA-ja apo Britania.

Deri më tani, Tajvani ka raportuar për 443 raste me koronavirus, ku shumica e të infektuarve kanë ardhur nga jashtë dhe vetëm shtatë viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button