Ndalesën për lëvizje nuk e kanë respektuar 154 persona, maska nuk kanë mbajtur 386 persona

Në 24 orët e fundit 154 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje me ç’rast 130 janë arrestuar, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të vijojnë masa përkatëse, informon në mëngjesin e sotëm Ministria e Punëve të Brendshme.

Policia ka evidentuar edhe 386 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse dhe dy persona të cilët nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetizolim, transmeton MIA.

Në 24 orët e fundit janë lëshuar edhe vendime për izolim të 249 personave, ndërsa 132 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Lidhur me masën për mosmbajtje të maskës mbrojtëse   janë regjistruar 386 shkelje. Gjithashtu. lidhur me ndalesën për lëvizje gjatë 24 orëve është evidentuar se në nivel të të gjithë shtetit 154 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me ç’rast janë arrestuar/privuar nga liria janë 130 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të vijojnë  masa përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button