RMV, Komisioni për Sëmundje Infektive sot pritet të vendosë për masat e ardhshme

Komisioni për Sëmundje Infektive sot duhet të mbajë mbledhje  në të cilën do të shqyrtohen  hapat e ardhshëm  në lidhje me masat rrigoroze, përktatësisht nëse në vend përsëri do të vendoset ora policore ose do të veprohet në mënyrë më rigoroze ndaj masave tashmë të miratuara, siç është mbajtja e maskës mbrojtëse, mbajtja e distancës prej dy metra dhe jo grupime, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit KOVID-19. Vendimi i Komisionit, do t’i propozohet Qeverisë, e cila do ta marrë vendimin përfundimtar, njofton Portalb.mk.

Komisioni do t’i propozoj Qeverisë që të rikthehet ora policore, por nga ora 22:00 deri në 05:00, në vendet ku ka më shumë raste aktive me Covid-19, si Shkupi, Tetova, Shtipi dhe Kumanova, ndërsa për pjesën tjetër të shtetit, nuk rekomandohet restriksione shtesë, shkruan SDK.

Propozimi për rikthim të orës policore është për kufizim të lëvizjes së të rinjve, që të kufizohet tubimi i tyre i pakontrolluar nëpër parqe dhe vende të ngjashme.

Ndërkohë, sot në orën 05:00 ka përfunduar ora policore 80 orëshe, e cila filloi të enjten në orën 21:00, për qytetarët  në të gjitha komunat e qytetit të Shkupit, komunat e rrethinës së Shkupit, Haraçinë, Zelenikovë, Ilinden, Petrovec dhe Studeniçan, në Kumanovë, Likovë, Shtip, Karbinci, Tetovë, si dhe Bogovinjë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovcëdo të jenë në karantinë.

Në të gjitha qytetet tjera qytetarët qytetarët kishin ndalesë të lëvizjes prej orës 16 deri në orën 05 të mëngjesit.

Kthimi i orës policore erdh si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarëve ditëve të fundit, ku vendi po shënon valën e dytë të virusit korona.

Qeveria këtë vendim e solli të mërkurën,  sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, me qëllim të reagimit të shpejtë dhe efikas për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

Ndërkohë, Inspektorati i Tregut për fundjavë ka parashtruar 22 kallëzime penale për mosrespektim të masave qeveritare nga ana e objekteve të kategorizuara dhe objekte hotelerike.

Tetë kallëzime penale janë parashtruar në Ohër, katër në Strugë, pesë në Manastir, tre në Dojran dhe nga një kallëzim penal në Ponikvë dhe Mavrovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button