Një e treta e të vdekurve nga Kovid-19 kanë ndërruar jetë brenda tre ditësh pas hospitalizimit dhe pranimit në spital

Një e treta (33.61%) e atyre që kanë vdekur nga KOVID-19 kanë vdekur brenda tre ditësh pas janë shtrirë në spital, duke përfshirë 4.1 përqind që kanë vdekur gjatë pranimit në spital, tregojnë të dhënat e Institutit për shëndet publik (ISHP).

Sipas mjekëve me të cilët foli Sdk.mk, shumë prej pacientëve shkojnë në spital vetëm pasi të ndodhë përkeqësimi serioz i gjendjes, e për këtë shkak mjekëve nuk u mbeten shumë opsione për trajtimin e tyre.

Deri me 5 qershor në vendin tonë janë regjistruar 149 persona të vdekur nga ata që janë regjistruar si pozitivë në KOVID-19. Në këtë numër bëjnë pjesë edhe personat të cilëve testi u është bërë pas vdekjes. Disa nga këto raste janë raportuar edhe në vdekjet në aksidente ose vetëvrasje, për të cilat një prokuror publik ka kërkuar testimin pas vdekjes.

Statistikat e Institutit tregojnë se 42.62 përqind kanë vdekur 6-14 ditë pas pranimit në spital, dhe 16.39 përqind kanë vdekur pas më shumë se dy javë në spital. Sipas ISHP-së, 7.38 përqind kanë vdekur në shtëpi.

Nga numri i përgjithshëm (1.437)  i personave të infektuar me COVID-19 deri më tani, më shumë janë gra sesa burra (1,353), por në mesin e të vdekurve, burrat janë dy herë më shumë, 101 kundrejt 48. Deri dje, 1.009 persona ishin raste aktive, që është 36.2 përqind e pacientëve deri më tani. Janë shëruar 1.632 persona ose 57.5 përqind.

Shumica e vdekjeve janë mbi moshën 60 vjeç (62%). Nga ata që vdiqën, 113 (75.8%) kanë pas komorbiditete, më së shpeshti sëmundje kardiovaskulare (54%), diabet (20%) dhe sëmundje të mushkërive (19%).

Sipas përqindjes së pacientëve me numrin e përgjithshëm të banorëve, më së shumti raste të regjistruara të KOVID 19 ka në Kumanovë, vijojnë Prilepi, Velesi, Dibra, Shkupi, Struga dhe Tetova.

Më së shumti raste aktive deri më 5 qershor ka në Shkup – 549, pasojnë Kumanova me 110, Shtipi me 106, Tetova me 100 dhe Prilep me 31 raste.

Në Shkup, komuna me më së shumti të sëmurë (të dhëna nga 5 qershori) është Çairi me 134 raste aktive. Pastaj janë Buteli 56, Gazi Baba 55 dhe Aerodrom me 50 raste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button