Sllovenia përgatitet për hapjen e kufirit me Italinë

Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovenisë, Anzhe Logar, ka bërë të ditur se vendi i tij do të hap kufirin me Italinë, që është mbyllur për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA). 

Pas takimit me homologun e tij italian Luigi Di Maio në Ljubjanë, kryediplomati Logar tha se ata po ndjekin situatën epidemiologjike lidhur me koronavirusin në Itali.

Logar tha se shtabi i krizave duhet të japë “dritë të gjelbër” dhe se qeveria mund të marrë një vendim të tillë, duke shtuar se kufiri midis dy vendeve mund të rihapet më 15 qershor.

Duke theksuar se Italia është një fqinj i rëndësishëm dhe partner kryesor ekonomik i Sllovenisë, Logar tha se marrëdhëniet politike midis dy vendeve janë në një nivel të lartë.

Ndërkaq, kryediplomati Di Maio, i cili pas epidemisë vazhdoi kontaktet diplomatike në Bashkimin Evropian (BE) mbi hapjen e kufijve dhe mobilizimin e turizmit, falënderoi homologun e tij slloven për optimizmin për rihapjen e kufijve.

“Është shumë me rëndësi vazhdimi i sektorit të turizmit, i cili është jetik për shumë qytetarë tanë, si dhe për të dy vendet”, tha Di Maio, i cili më 9 qershor po ashtu do të vizitojë Greqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button