Guteresh: Nëse racizmi ekziston gjithkund, atëherë ekziston edhe në KB
KB-të shprehën solidaritet me popullin amerikan i cili doli nëpër rrugë për të demonstruar kundër racizmit dhe brutalitetit policor, ndërsa sekretari i përgjithshëm i Organizatës botërore Antonio Guteresh në profilin e tij në Tuiter shkruajti “Nëse racizmi ekziston gjithkund, atëherë ekziston edhe në KB”.
“Lufta kundër racizmit është në thelbin e punës sonë në KB, por nëse racizmi ekziston gjithkund, atëherë ekziston edhe në KB. Na nevojiten, rihulumtime, sinqeritet dhe aksion”, shënoi Guteresh.
Garda kombëtare amerikane i ndihmon policosë t’i qetësojë trazirat, ndërsa orë policore deri tani është shpallur në 40 qytete të SHBA-së.