Dita e dytë e karantinës për Shkupin, Kumanovën, Shtipin dhe Tetovën

Për qytetarët e të gjitha komunave në qytetin e Shkupit, komunat e rrethinës së Shkupit, Haraçinë, Zelenikovë, Ilinden, Petrovec dhe Studeniçan, në Kumanovë, Likovë, Shtip, Karbinci, Tetovë, si dhe Bogovinjë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovcë sot është dita e dytë e karantinës, prejse Qeveria për atë solli vendim në seancën të mërkurën, si masë për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

Ora policore tetëdhjetë orëshe filloi të enjten në orën 21, ndërsa do të zgjasë deri të hënën në orën 5 të mëngjesit.

Sipas vendimit të Qeverisë në të gjitha qytetet tjera sot dhe nesër është ndaluar lëvizja e të gjithë qytetarëve pas orës policore, e cila fillon nga ora 16 dhe zgjat deri në orën 5 të mëngjesit të ditës së ardhshme.

Për shkak të festës Dita e shpirtrave ndalesë është vendosur edhe për vizitë të varrezave në tërë territorin e shtetit deri të hënën në orën 5.

Vendimi për vendosje të sërishme të ndalesës për lëvizje është vendosur sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, me qëllim të reagimit të shpejtë dhe efikas për parandalim të përhapjes së koronavirusit. Ndalesë për lëvizje në të gjithë territorin e shtetit kishte deri në datën 26 të muajit të kaluar, kur tërësisht ishte hequr, transmeton MIA.

Përjashtimet nga ndalesa e lëvizjes vlejnë për policinë, armatën, punonjësit shëndetësor (në ISHP dhe IPSH si dhe mjekët amë) marketet dhe restoranet të cilat kryejnë dorëzim të prodhimeve, ndërsa barnatoret punojnë pa ndërprerë.

Përjashtimet nga këto ndalesa vlejnë edhe për aktivitetet bujqësore, për shkak të së cilës është lejuar lëvizja brenda territorit në hyrje të fshatrave, përkatësisht për nevoja pune.

Të gjitha lejet e dhëna për lëvizje gjatë ndalesave paraprake për lëvizje të cilat ishin vendosur ende mbesin në fuqi, veçanërisht për operatorët ekonomik dhe për punë të organizuar në turne.

Ndalesa për lëvizje nuk vlen për personat me aftësi të kufizuara dhe për shoqëruesit e tyre nëse kanë dokumentacion përkatës.

Shetitja e manarëve tashmë është në terminet e vendosura në periudhën nga ora 8-8:30, 15 – 15:30 dhe 20-20:30.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje u bëri thirrje qytetarëve kudo që të jenë t’u bashkangjiten masave, përkatësisht mbajtje të pajisjes mbrojtëse, mbajtje të distancës dhe mosgrupim.

Vendosja e sërishme e masave rrigoroze vijon pas numrit të rritur të raste të sapodiagnostifikuar me Kovid-19 në vend ditëve të fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button