Vozitje test i eko autobusëve të ri nëpër Shkup, shoferët do të trajnohen gjatë karantinës

Filloi vozitja për testim të autobusëve të ri me gaz nga ana e NQP “Shkup”. Nga e mërkura nëpër rrugët e Shkupit mund të shihen eko autobusët e ri, megjithatë ato nuk janë lëshuar në përdorim por është të duke u bërë trajnimi i shoferëve, që ishte pjesë e marrëveshjes së nënshkruar me firmën kroate “Auto Hrvatska”, përfaqësues i gjeneral i prodhuesit gjerman “MAN”, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Nga NQP “Shkup” thonë që trajnimi i shoferëve do të zgjatë edhe gjatë karantinës për fundjavë, përkatësisht nga pesë shoferë me instruktorë do t’i vozisin autobusët nëpër qytet.

“Deri ditën e diel do të trajnohen 25 shoferë, ndërsa javën e ardhshme do të ketë grup të ri për trajnim. Sipas marrëveshjes, flota e automjeteve e NQP-së do të fitojë 33 autobusë të ri, që donë të thotë se do të duhet të trajnohen prej 60 deri 100 shoferë. Ashtu si do të vijnë automjetet rrjedhimisht do të realizohet trajnimi. Këtë muaj, autobusët e ri do të jenë pjesë e transportit publik në qytet”, thonë nga NQP “Shkup”.

Deri tani në Shkup kanë mbërritur 13 autobusë, dhjetë një pjesë dhe tre me nyje. Nga ndërmarrja thonë që ditën e hënë nga Kroacia në Shkup do të mbërrijnë edhe tre autobusë, me çka do të arrijnë gjysma e numrit të përgjithshëm. Autobusët prej një pjese janë me kapacitet për 81 udhëtarë, ndërsa ato me nyje për 149 udhëtarë.

Siç thonë nga ndërmarrja, autobusët e ri janë shumë më ekonomik për dallim nga autobusët dykatësh me naftë. Me një autobus në nivel vjetor do të kursehen 25.000 euro për naftë krahasuar me autobusët dykatësh kinez. Kur të mbërrijnë të gjithë 33 autobusët e porositur, kursimi për lëndë djegëse do të jetë rreth 850.000 euro.

Blera e autobusëve të ri ekologjik kushton 10 milionë euro, ndërsa paratë janë siguruar nëpërmjet kredisë nga Banka Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim (BERZH).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button